
Pas daljes nga shtëpia e BBV, Kiara ishte, si çdo banor tjetër i eleminuar, e ftuar në BBV Fun Club, ku u shfaq e veshur me një kostum stil pizhamesh dhe me varësen e Luizit, të cilën, pasi mësoi se sa famë ka Luizi jashtë, nuk e heq për asnjë moment (të paktën kështu u shpreh).
Në sy të Estela Ujkës, Ronaldo Sharkës dhe Eni Shehut, Kiara u përlot kur pa insertin dedikuar asaj dhe marrëdhënies me luizin.
Megi Pojani, pikpritësja e emisionit e ngacmoi duke i thënë: Po shohim më në fund Kiarën të prekur, se e kemi parë gjithnjë shumë të ftohtë.
Kiara: Momenti që më emocionoi më shumë ishte dasma, që e ripashë. Dalja ime para kohe, ndërkohë që bashkëjetoja me personin e zemrës dhe tani më duket sikur ka ikur një pjesë e shpirtit tim.
Megi: Bëhesh pishman për lojën dhe debatet me Luizin?
Kiara: Në përgjithësi nuk bëhem pishman. Sigurisht që kërkoj ndjesë për momentet që jam dukur sikur çfarë po ndodh, por ka qenë vetëm çështje presioni. Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Do doja të shikoja si debatojnë çiftet nëpër shtëpi kur janë pa kamera. Kemi folur, por pas 5 minutash, jemi shtrirë, kemi qeshur dhe jemi puthur.
Megi: Sikur vetëm ta dije çfarë është bërë jashtë për Luizin
Kiara: Kemi patur indicie, të llojit dronë, por jo në këto lloj nivelesh, që kanë arritur ta kuptojnë çfarë njeriu është ai.
Megi: Ke patur shumë pikëpyetje në fillim. Je më e qartë tani?
Kiara: E thashë në fillim: nuk kam marrë shumë informacion. Dua t’i procesoj dalë ngadalë....ma bëj edhe një herë pyetjen
Megi: Kam një pyetje tjetër. Ish-marrëdhënia jote me Butrint Imerin është komentuar shumë gjatë kohës që ti ishe brenda shtëpisë
Kiara: Nuk dua ta hap fare këtë temë. Është një histori e mbyllur, ka kaluar dhe nuk ka pse të kthehet. /Pamfleti

Lini një Përgjigje