TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Mars 2023, 11:18

‘Nuk jam e martuar, por kemi vajzën së bashku’, Ilda Bejleri flet për lidhjen e saj të komplikuar

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk jam e martuar, por kemi vajzën së bashku’, Ilda

E ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’, Ilda Bejleri ka zbuluar se ende nuk ka kurorëzuar në martesë lidhjen me babain e vajzës së saj, por bashkëjetojnë.

“Nuk jam e martuar. Bashkëjetojmë, kemi dhe Sienën së bashku. Për mua martesa nuk është e rëndësishme. E rëndësishme për mua është të jesh mirë me partnerin, të ndiheni mirë bashkë. Unë e kam veshur edhe kot fustanin e martesës, kështu që për mua nuk është ndonjë gjë e madhe.”

Sakaq, Ilda nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të ‘gazetarëve’ te vegjël, në të cilat nuk mungojn as përgjigjia me humor nga moderatorja. E pyetur se si e gëzon burri, ajo tha: “Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta. Nuk do i themi të gjitha këtu.”– tha Ilda, ndërsa ai... “Më ka bërë Sienën, s’ka lumturi më të madhe.”

Lidhja e komplikuar e Ilda Bejlerit me një biznesmen shqiptar është ende pak e koklavitur, për faktin se babai i vajzës së saj ka një tjetër familje dhe ende nuk ka zyrtarizuar divorcin. Ai gjithashtu është baba i dy vajzave të tjera nga martesa aktuale. /Pamfleti

ilda bejleri bashkejetesa

Lini një Përgjigje