TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Tetor 2023, 13:16

I mbaron koha televizive, Meri Shehu nxehet kur i kërkojnë ta mbyllë shpejt: Le ta gjejnë vetë

Shkruar nga Pamfleti

I mbaron koha televizive, Meri Shehu nxehet kur i kërkojnë ta

Koha televizive nuk ka mjaftuar që Meri Shehu dje të përfundonte parashikimin për të gjitha shenjat në emisionin "Rudina", ku çdo të hënë jep parashikimin e javës. Kur arriti tek shenjat e fundit, Rudina i kërkoi Merit të shpejtonte, pasi koha po mbaronte.

"Besoj se Klani do na japi dy minuta kohë", i tha Meri Rudinës, e cila me të qeshur ia ktheu: "Jo, jo dy janë shumë...vazhdojmë me Ujorët, Ujorët..."

"Mirë e lëmë", i tha Meri, e cila u duk qartë e nxehur nga situata: "Ta gjejnë vetë. Nuk do themi Peshqit para Ujorëve".

"Na rrofshin yjet", shtoi Meri duke qeshur për të shtensionuar situatë, por ishte dukshëm e nxehur.

meri shehu nerva

Lini një Përgjigje