TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Shkurt 2023, 11:34

Hyrje të reja në BBV, ‘Elsa e Pallatit 176’ do jetë pjesë e shtëpisë së famshme

Shkruar nga Pamfleti

Hyrje të reja në BBV, ‘Elsa e Pallatit 176’ do jetë

Që në nisje të Big Brother Vip 2 përflitej se aktorja e njohur Eva Alikaj do ishte pjesë e formatit. Mes shumë dilemave, duket se ‘Elsa e Pallatit 176’ ka vendosur më në fund të jetë pjesë e shfaqjes reality.

Eva pritet të surprizojë banorët, pikërisht në momentin kur ata do interpretojnë disa pjesë nga komedia e famshme, “Pallati 176.”

Më herët Eva ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e formatit.

“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se më thanë që të mos futesha, unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”. Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”

Kujtojmë se banorët më të fundit që iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother” janë Ermiona Lekbello dhe Bledi Mane. Ky i fundit është në nominim me Luizin dhe Kiarën.

big brother vip 2 eva alikaj

Lini një Përgjigje