TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Qershor 2025, 15:05

Huazoi muzikën e tij për një video argëtuese, Luiz Ejlli i përgjigjet kompozitorit pas kritikave: Mos bëni sikur ju dhimbs kënga! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Huazoi muzikën e tij për një video argëtuese, Luiz Ejlli i

Luiz Ejlli iu përgjigj me humor zërave që aludonin për një shtatzëni të dytë të Kiarës. Në vend të një deklarate klasike, ai publikoi një video me tone humoristike dhe folklorike, ku shfaqet me bashkëshorten dhe vajzën e tyre të vogël, Luna Mari.

Mes batutave dhe autoironisë, Luizi mohoi në mënyrë indirekte lajmet për një fëmijë tjetër në horizont, duke sjellë një qasje krejt ndryshe dhe argëtuese për ndjekësit. Videoja u shpërnda menjëherë gjerësisht në rrjet, duke marrë vëmendjen e publikut për mënyrën kreative të reagimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Por krahas entuziazmit, nuk munguan as zërat kritikë. Kompozitori Driton Fazliu reagoi publikisht duke sqaruar se muzika e përdorur në klip është huazuar nga një këngë ekzistuese. Sipas tij, melodia është krijuar nga Milaim Mezini, ndërsa orkestrimi mban firmën e M&D Studio, konkretisht Muhamet Selimit dhe vetë Fazliut.

Ai shprehu keqardhje që në publikimin e videos nuk u përmendën autorët origjinalë, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe respektimit të kontributit artistik, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë folklorike.

Por Luizi nuk e ka lënë me kaq, me anë të një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ndër të tjera ai thotë: Mos bëni sikur ju dhimbs kënga, se në fakt ju dhimbs vëmendja.

luiz ejlli driton fazlliu

Lini një Përgjigje