TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Qershor 2025, 11:09

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

Shkruar nga Pamfleti

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të

Ardit Gjebrea ditën e sotme feston ditëlindjen e 62-të. Teksa ka ndarë një video nga momenti kur ka fikur qirinjtë e tortës në mesnatë, Arditi ka falenderuar të gjithë miqtë që i kanë qëndruar pranë, kolegët e familjes së madhe “ E diela shqiptare” si dhe padyshim familjen e tij: nënën, motrën, bashkëshorten Anila dhe dy fëmijët, Jonin dhe Anën.

Edhe pse dëshira para fikjes së qirinjve nuk thuhet, këngëtari e ka zbuluar dëshirën në këtë ditëlindje kur tha se teksa edhe Kënga Magjike këtë vit mbush 25 vjet, dëshira e tij është që ndryshe nga herë të tjera festivalin që ka organizuar ai për çerek shekulli do ta prezantojë me vajzën e tij, Ana Gjebrea.

“Dashuria që më rrethon, është dhurata më e bukur që kam! Çdo datëlindje për mua është një fillim i ri, një sfidë, për të qëndruar mbi të gjitha – njeri! Faleminderit që ndajmë jetën bashkë! Arditi.”– shkruan Arditi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

ardit gjebrea datelindja

Lini një Përgjigje