TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Janar 2026, 15:28

Hotel në Hënë për miliarderët: Projekti fantastik që do të bëhet realitet deri në vitin 2032

Shkruar nga Pamfleti
Hotel në Hënë për miliarderët: Projekti fantastik
Hotel në Hënë për miliarderët: Projekti fantastik që do të bëhet realitet deri në vitin 2032

Një projekt që, deri kohët e fundit dukej si fantashkencë, po kthehet në realitet. Kompania Galactic Resource Utilization Space (GRU) ka njoftuar planet për të krijuar hotelin e parë në Hënë, ekskluzivisht për turistët hapësinorë me qindra mijëra dollarë në llogari.

Sipas GRU-së, ata që kanë një milion dollarë mund të rezervojnë paraprakisht një dhomë, me planin që modelin e parë ta lançojnë deri në vitin 2032. Hoteli fillestar do të ndërtohet fillimisht në Tokë dhe më pas do të transportohet në Hënë, duke përdorur një anije të rëndë uljeje hënore. Struktura do të jetë e fryrë dhe e projektuar për të përballuar kushtet ekstreme të hapësirës.

Në fazën e parë, hoteli do të akomodojë deri në katër mysafirë për qëndrime disa-ditore, me një kosto prej 1 milion dollarësh për person. Sipas parashikimeve të kompanisë, hoteli do të ketë një jetëgjatësi prej afërsisht dhjetë vjetësh, duke ofruar pamje të jashtëzakonshme të sipërfaqes hënore dhe të planetit Tokë.

Përvoja unike hapësinore për vizitorët përfshin:

Ecje në sipërfaqen e Hënës

Drejtimin e automjeteve në terrenin hënor

Golf në gravitet të ulët

Aktivite të tjera të veçanta hapësinore.

GRU ka publikuar edhe paraqitje artistike të versionit të avancuar dhe ultra-luksoz të hotelit, me dhoma të pajisura me mure të buta që mundësojnë “kërcime të sigurta” në zero gravitet. Planet afatgjata përfshijnë përdorimin e materialeve të nxjerra nga sipërfaqja hënore për të rritur mbrojtjen dhe kapacitetin e strukturës, duke mundësuar që në të ardhmen numri i mysafirëve të arrijë deri në dhjetë persona në të njëjtën kohë.

Qëllimi më i madh i projektit nuk është vetëm turizmi. Skyler Chan, themeluesi i GRU, e ka përshkruar hotelin si një hap drejt një pranie të përhershme njerëzore në hapësirë, madje duke futur planet për të ardhmen edhe në Mars. “Po jetojmë në një pikë kthese, ku mund të bëhemi një specie ndërplanetare para se të vdesim,” tha ai, duke theksuar vizionin e tij për miliarda njerëz që mund të lindin dhe jetojnë jashtë Tokës.

GRU shpreson të fillojë ndërtimin në vitin 2029, por plani mbetet i varur nga miratimet rregullatore. Ndërkohë, zhvillimet ndërkombëtare në sektorin e hapësirës po përshpejtohen. Kina dhe Rusia kanë njoftuar planet për të krijuar së bashku një bazë të përhershme hënore, me madhësinë e Disneyland dhe një termocentral, deri në vitin 2036, duke shënuar një epokë të re të pranisë njerëzore në Hënë.

Ky projekt i GRU-së tregon qartë se turizmi hapësinor nuk është më vetëm ëndërr, por po bëhet një realitet i prekshëm për ata që mund të paguajnë për eksperienca jashtë kësaj bote.

Hotel në Hënë për miliarderët: Projekti fantastik

 

hotel ne hene

Lini një Përgjigje