
Dorina Mema ishte e ftuara e radhës në “PPP” dhe tregoi se sa e rrezikshme është futja e 5G në botë dhe Shqipëri. Madje ajo shkon edhe më tek kur thotë se kjo valë do jetë arsyeja e shkatërrimit të shëndetit të njerëzve:
Dorina: Të mos flasim për një matje të grimcave radioaktive që nuk më takon mua të flas, se është shumë e rrezikshme të flasësh për radioaktivitetin. Por unë kam një pyetje për të bërë: A kemi ne grimca radioaktive në ajrin tonë? Dhe a kemi ne këtu, të futur frekuencën e 5G-së, e cila, unë e kam postuar dhe do ta ripostoj edhe në faqe..çfarë thotë një tabelë e vendosur në një shtyllë të 5G-së? Thotë "Dëmton sistemin nervor, dëmton muskujt"
Anja: Po pse bëhet kjo atëherë?
Dorina: Atëherë, ky telefon punon dhe me 3G dhe me 4G. Shpejtësia e 4G-së për ne është e mjaftueshme që të merremi vesh, por satelitët lart nuk zbresin dot poshtë për informacionet e tyre me 4, duhet 5G-ja për ta. Pra, është një veprim (Po flas më tepër se ç'duhet më duket), që ne duhet ta paguajmë këtë haraç, sepse dikush kërkon të veprojë poshtë nëpërmjet kësaj vale. Kur ne na shërben 3G dhe 4G, për çfarë na duhet 5G-ja? Ka shumë njerëz që sot kanë probleme me sistemin nervor, ka shumë njerëz që dikur kanë patur probleme me nervin shiatik dhe tani i është theksuar. Të jeni të sigurtë që këtë e keni dhuratë nga 5G-ja, të jeni të sigurtë që mendimet shkurtohen. Nëse ekziston një agjendë që kërkon uljen e numrit të popullsisë, ajo së pari do godasë mendjen tuaj, zhvillimin dhe intelektin tuaj. Sistemi nervor preket. Nuk vret, por kjo është të të vrasin për së gjalli./ min.19:32 deri 21:47
Lini një Përgjigje