TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Janar 2024, 10:52

Graciano përmend pjesmarrjen në produksionet e TCH, indinjohet Holta Dulaku: Pse mor bir, nuk të kujtohet Dancingi im?

Shkruar nga Pamfleti

Graciano përmend pjesmarrjen në produksionet e TCH, indinjohet Holta

“Dancing with the Stars” ka qenë një nga formatet më “in” të ekraneve shqiptare, patentën e të cilit e solli për herë të parë producentja Holta Dulaku, nën logon e Vizion Plus, e cila ia besoi Vera Grabockës dhe Alketës. Por kur pa “dallaveret” e këtyre të fundit, përzuri regjisoren dhe moderatoren e famshme dhe vazhdoi me të tjerë emra.

Mbrëmë Graciano Tagani është bërë pjesë e Big Brother Vip dhe duke përmendur të gjithë CV-në e tij ku nuk harroi të përmendte dhe “Dancing with the Stars” të këtij viti, ku ishte shoqëruesi i Fifit. Graciano tha se merrte pjesë për herë të parë në këtë format, deklaratë që s’i ka pëlqyer aspak Holtës e cila ka reaguar në rrjetet e saj sociale:

“Po pse mor bir nuk të kujtohet Dancing i imi në Vizion Plus?! Çift me Aulonën dhe ky ka qenë Dancing i parë i joti, jo sezoni që kaloi. Të paktën respekto Aulonën se e meriton”, ka shkruar Holta e cila këtë sezon po përgatitet për një tjetë format të ri televiziv siç është “Ferma Vip” që pritet të nisë së shpejti në Vizion Plus.

Graciano përmend pjesmarrjen në produksionet e TCH, indinjohet Holta

graciano holta dulaku dancing with the stars

Lini një Përgjigje