
Ksenofon Ilia, gazetari që njihet si ‘Foni i Fiksit”, ka rrëfyer një episod aspak të këndshëm gjatë punës së tij. Edhe pse nuk i mungon humori dhe ironia, Foni ka rrëfyer në ‘Ftesë në 5’ një anë jo të mirë të profesionit.
Mesa duket puna e tij si gazetar ka kaluar edhe nëpër sfida, edhe pse ai nuk i rrezaton aspak, sepse e qeshura dhe batuta nuk i mungon kurrë.
Gjatë intervistës, Ksenofon Ilia ka rrëfyer një incident gjatë punës, kur tentoi që të merrte intervistë nga një gjyqtar, por u aksidentua dhe theu të dy gjunjët.
“Një incident që ka ndodhur para 17 vitesh në Burrel, po tentoja të merrja intervistë një gjyqtar, ai ishte bashkë me vëllain, hynë në një furgon. Unë po tentoja të merrja intervistë, ata nisën makinën, unë u kapa te pasqyra, humba ekuilibrin nga nxitimi që i dhanë makinës dhe theva të dy gjunjët, i kam me proteza… nuk dua ta kujtoj. Ato ditë ishte gruaja shtatzënë, pas pak ditësh lindi djali. Dhe kam ikur vetë në Greqi me paterica, bëra operacionin. Çdo gjë e bëra vetë se ishte e vështirë të vinte të më shoqëronte dikush. Më ndihmoi edhe Top Channel për mbështetjen ekonomike për operacionin që bëra”, u shpreh gazetari i njohur.
Lini një Përgjigje