
Që nga momenti kur u zbulua emri i personit me të cilin Gerard Piqué tradhtoi Shakirën, publiku është ‘sy e veshë’ i përqendruar tek ajo.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Clara Chia Marti nuk ka gjetur rehati nga fansat e Shakirës të cilët e përndjekin kudo, aq sa disa kohë më parë u përplas me një shtyllë, teksa përpiqej t’u ikte paparacëve.
Teksa çifti janë shkëputur nga rutina dhe kanë vendosur të darkojnë në një restorant, e papritura i ka gjetur.
Dyshja nuk janë lejuar të hyjnë në një restorant shumë të njohur në Spanjë, pasi pronari i tij ishte një fans i ‘çmendur’ i Shakirës. E për pasojë, sipas tij, nuk mund të lejonte atë që e tradhtoi të hynte aty.
Në platformën TikTok kanë qarkulluar video të shumta ku vihet re acarimi i Clara Chía-s, pas daljes nga restoranti.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet nga përdoruesit e internetit, pjesa dërrmuese e tyre duket se janë dakord më këtë veprim, duke komentuar me emoji duartrokitje dhe të qeshura, në mbështetje të këngëtares kolumbiane.
Kujtojmë që Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram.
Çifti dukeshin pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë së bashku para ndjekësve me dëshirën e tyre.
Lini një Përgjigje