TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Shkurt 2023, 12:00

Keisi i kërkoi të mos flitej për gjërat e tyre private, Stresi ‘vazhdon me të vetën’

Shkruar nga Pamfleti

Keisi i kërkoi të mos flitej për gjërat e tyre private,

Kejsi, ish-partnerja e Stresit është bërë sërish temë në “Big Brother Vip Kosova”. Që prej ditës së parë që reperi ka shkelur në atë shtëpi, ai e ka përmendur vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.

Edhe vetë Stresi e ka pranuar se gjatë gjithë kohës aty, do të përpiqej t’i dërgonte mesazhe Kejsit pasi po lufton të bashkohet më të. Pas disa javësh një ‘dritë jeshile’ erdhi nga ana e Kejsit, e cila i dërgoi një video-mesazh reperit për t’i treguar se po e mbështet dhe se për gjërat e tyre private do të mund të flasin pasi ai të dalë nga “BBVK”.

Por, pavarësisht kësaj, Stresi teksa po fliste me çiftin Gresa dhe Andi,u dha disa këshilla që të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e tyre.

Ai tha se ish-gruaja e tij e ka përkrah vazhdimisht në karrierën e tij muzikore, ndonëse ai fillimisht nuk e priste një gjë të tillë.

“Unë kurrë nuk e kisha pritur që Kejsi do të më mbështeste në muzikë, më puthte më thoshte të pres pas koncertit, shko kryej punë. Kur kthehesha, më zgjonte edhe nga gjumi për të më thënë duhet ta bësh këtë këngë, më jepte ide për këngë dashurie, më ka mbështetur plotësisht në punën time, vinte në koncerte, ishte me shoqet. Unë këndoja e shihte që femrat më afroheshin për të bërë foto, kjo është gjëja më e bukur. Kur të dilni, mbështesni njëri-tjetrin në karrierat tuaja dhe çdo gjë do të shkoj perfekt. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të mbështesni familjet e njëri-tjetrin”, ka thënë Stresi, duke mos marrë fare parasysh fjalën e Keisit, që nuk do të flitet më për gjërat e tyre private.

stresi kejsi

Lini një Përgjigje