TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Qershor 2023, 09:58

Gazetari hedh ‘bombën’: Shakira do bëhet nënë për herë të tretë me një sportist

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari hedh ‘bombën’: Shakira do bëhet nënë

Nuk kanë fund lajmet mbi Shakirën dhe duket sikur çdo ditë del diçka e re.

Gazetari Mhoni Vidente ka bërë një tjetër zbulim për jetën e Shakirës. Ai parashikon se e ardhmja nuk do të jetë e qetë për Shakirën. “Ajo do të paditet”, tha ai për ekspozimin e fëmijëve të saj në sytë e publikut.

“Po vijnë çështje ligjore, më e keqja. Pique , babai i fëmijëve të saj dhe rrethi i tyre do të padisë Shakirën për t’i larguar fëmijët prej saj, sepse ata thonë se ajo dëshiron të fillojë një turne. Sa e trishtuar për Shakirën!”, komentoi një gazetar tjetër në programin ‘El Heraldo Television’.

Dhe së fundmi në emision u përfol se Shakira mund të mbetet shtatzënë, duke sjellë në jetë fëmijën e tretë. Parashikimi ka rënë si një bombë në rrjetet sociale dhe mes fansave të cilët aludojnë se ajo ka nisur një lidhje me Lewis Hamilton.

“Dikush që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babi është një sportist ose dikush që po shoqërohet me të”. Sipas tyre, Shakira po kërkon të ketë një vajzë.

Përmendet gjithashtu mundësia që Tom Brady, një ish-lojtar profesionist i futbollit amerikan, të jetë sportisti me të cilin Shakira mund të lidhet, edhe pse për momentin gjithçka duket se tregon një lidhje mes këngëtares dhe Hamilton.

shakira shtatzene sportist

Lini një Përgjigje