TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Shtator 2024, 14:28

Gani Gërmia pëson aksident, ish-banori i BBVK poston fotot

Shkruar nga Pamfleti

Gani Gërmia pëson aksident, ish-banori i BBVK poston fotot

Ish-banori i “Big Brother Vip Kosova”, aktori Gani Gërmia mëngjesin e sotëm ka tronditur ndjekësit e tij, me disa pamje të rënda.

Ai publikoi në “instastory” një makinë të kthyer përmbys, e cila duket se ndodhet në anë të rrugës dhe më pas fytyrën e tij me plagë nga aksidenti që pësoi.

Në postimin e tij, ai ndau edhe një zemër të thyer që tregon se nuk e kaloi lehtë këtë aksident.

Aksidenti u publikua nga vetë aktori, i cili nuk la vend për lajme nga mediat, sikurse ndodhi në rastin e Meriton Mjekiqit, që lajmi i aksidentit u përdor për të promovuar emisionin e tij që do nisë së shpejti dhe shumë media përveç "Pamfleti"-t, ranë pre dhe e publikuan pa e verifikuar.

Gjithsesi, ne i urojmë të shkuara Ganisë!

 

Gani Gërmia pëson aksident, ish-banori i BBVK poston fotot Gani Gërmia pëson aksident, ish-banori i BBVK poston fotot

gani germia aksident

Lini një Përgjigje