
I riu i cili i dha flamurin serb Rita Orës gjatë koncertit ka dhënë një përgjigje që ka shokuar ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai u shpreh se këngëtarja e mori me vetëdije flamurin pasi edhe ajo vetë e di që Kosova është Serbi.
“Ajo ma ka marrë flamurin”, dhe në koment një përdorues i rrjetit Tiktok e ka pyetur pse e ka bërë këtë. Përgjigja habiti shumë njerëz: "Sepse edhe ajo e di që... Kosova është Serbi", u shpreh ai.
Kujtojmë se Rita Ora ka reaguar mbi videon e saj virale me flamurin serb në krahë, veprim që shkaktoi zemërim dhe shumë komente negative nga fansat e saj në trojet shqiptare.
Në një deklaratë për media, ajo sqaroi veprimin e saj, duke thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe për shkak të ndriçimit në skenë nuk e kishte kuptuar se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Rita Ora u shpreh se ka menduar fillimisht se flamuri ishte i Hungarisë, vendit ku po interpretonte.
Ajo shtoi se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, vetëm pasi ka dalë nga skena. Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.
Lini një Përgjigje