TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Gusht 2023, 19:21

Elton John përfundon në spital, rrëzohet brenda vilës së tij

Shkruar nga Pamfleti

Elton John përfundon në spital, rrëzohet brenda vilës

Këngëtari i njohur Elton John u shtrua në spital pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice, Francë. Së fundmi, ai është kthyer në shtëpi.

76-vjeçari u dërgua në departamentin ortopedik të qendrës spitalore Princess Grace në Monako, ku u trajtua për lëndime të lehta.

“Pas kontrolleve, ai u largua nga spitali mëngjesin e sotëm dhe tani është kthyer në shtëpi. Ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, thanë mjekët.

Këngëtari po kalon verën në Francë me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy djemtë e tyre pasi përfundoi turneun e tij të gjatë ‘Farewell Yellow Brick Road’ në korrik.

elton john kengetari aksident

Lini një Përgjigje