TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Janar 2024, 15:08

Fjoralba Ponari i ka idetë e qarta për vitin 2024: Nuk meritoj asgjë më pak nga ç’ofroj

Shkruar nga Pamfleti

Fjoralba Ponari i ka idetë e qarta për vitin 2024: Nuk meritoj

Fjoralba Ponarin e shohim çdo të dielë nën prezantimit e spektaklit të humorit “Portokalli”, përkrah Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi.

Moderatorja e njohur është gjithashtu një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të shumta nga përditshmëria.

Fjoralba ka bërë një bisedë virtuale me 325 mijë ndjekësit e saj, të cilët i kanë drejtuar disa pyetje.

Një ndër pyetjet e bëra, të cilën moderatorja e ka ndarë në profilin e saj në Instastory, thuhej: “Rezolucioni i vitit 2024?”

Fjoralba duket se këtë vit e ka nisur me ide të qarta, duke u përgjigjur:

“Nuk kam ndërmend të toleroj për asnjë arsye në botë, të marr më pak seç meritoj, qoftë në punë, shoqëri apo në jetë përgjithësi. Investohem shumë dhe me shpirt në çdo marrëdhënie dhe hap që hedh në jetë dhe nuk meritoj asgjë më pak seç ofroj”

Fjoralba Ponari i ka idetë e qarta për vitin 2024: Nuk meritoj

fjoralba ponari viti 2024

Lini një Përgjigje