TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Janar 2024, 12:26

E lënduan me komentet, Gania kërkon largimin e menjëhershëm nga BBVK2

Shkruar nga Pamfleti

E lënduan me komentet, Gania kërkon largimin e menjëhershëm

Konkurenti i “Big Brother VIP Kosova”, Ganiu, mbrëmjen e Prime-it ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga ky relity show.

Banori vendosi që të largohej nga shtëpia pasi në ekran u shfaqën disa video të konkurentëve të tjerë të cilët kishin komentuar Ganiun pasi në natën e ndërrimit të viteve ai tregoi për herë të parë historinë e tij të dhimbshme.

Pas kësaj banori tha që i vjen turp për komentet që ata i kanë bërë sepse sipas tij, ai nuk ka hyrë në këtë shtëpi për të luajtur rolin e viktimës, teksa kërkoi largimin e menjëhershëm nga “BBKVIP”.

“Më vjen shumë turp për komentet e bashkëbanorëve, kurrë nuk e kam cilësuar veten si viktimë, në këto momente e kërkoj largimin nga Big Brother, sepse Ganiu nuk ka ardhur këtu të luajë viktimën. Kështu kërkoj brenda pesë minutave konfirmimin nga ‘Vëllai i Madh’”– tha Gania.

gani bbvk2 largim kerkese

Lini një Përgjigje