TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Janar 2024, 11:12

E trishtë! Aktori hollivudian humb jetën në aksident ajror, bashkë me dy vajzat e mitura

Shkruar nga Pamfleti

E trishtë! Aktori hollivudian humb jetën në aksident ajror,

Aktori i njohur i Hollywood, Christian Klepser ka humbur jetën tragjikisht së bashku me dy vajzat e tij, pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonin. 51-vjeçari ndodhej në bord me dy vajzat e tij të mitura, Madita dhe Annik kur avioni me të cilin ata po udhëtonin është rrëzuar në ujërat e ishullit të Karaibeve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se avioni ka pësuar probleme gjatë fluturimit dhe më pas është rrëzuar në oqean. Ndonëse autoritetet vepruan menjëherë, trupat e tyre u nxorën të pajetë nga avioni. Ndërkohë mediat kanë ndarë edhe video të kapura nga banorët ku duket avioni i cili bie papritur nga qielli në ujë dhe më pas zhduket.

Klesper ishte i njohur për rolet në filma si “Speed Racer,” “The Good German,” “Valkyrie” dhe “Indiana Jones dhe ora e fatit”. Ai gjithashtu luajti në filma së bashku me Tom Cruise dhe George Clooney gjatë një karriere 30-vjeçare.

 

christian klepser madita dhe annik aksident ajror

Lini një Përgjigje