TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Janar 2024, 11:40

E hoqi nga Instagrami por jo nga jeta, Dafina Zeqiri e vendosur të martohet me Kreshnik Gjergjin

Shkruar nga Pamfleti

E hoqi nga Instagrami por jo nga jeta, Dafina Zeqiri e vendosur të martohet

Këngëtarja Dafina Zeqiri u është përgjigjur në mënyrë të tërthortë aludimeve për ndarjen nga partneri i saj Kreshnik Gjergji.

E gjitha nisi kur fansat panë se artistja fshiu të gjithë ndjekësit në faqen e saj zyrtare në Instagram. Ajo ndiqte vetëm nënën e saj, studion muzikore dhe Presidenten Vjosa Osmani, por emri i Kreshnikut nuk u pa askund.

Menjëherë nisën thashethemet se çifti po kalonin një periudhë krize ose më e keqja, mund të ishin ndarë.

Megjithatë në përgjigje të të gjitha dyshimeve, Dafina zgjodhi mënyrën epike për t’u vërtetuar të kundërtën. Me dy postime në Instagram, ku shfaqen pranë njëri tjetrit më të dashuruar se kurrë, Dafina shkruan: T’u e përpilu listën e dasmës…

E hoqi nga Instagrami por jo nga jeta, Dafina Zeqiri e vendosur të martohet E hoqi nga Instagrami por jo nga jeta, Dafina Zeqiri e vendosur të martohet

dafina zeqiri lista e dasmes

Lini një Përgjigje