TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Korrik 2023, 12:12

Fifi tregon planet për dasmën dhe ndjesitë si nënë: Adisi kishte hallin e karrierës sime

Shkruar nga Pamfleti

Fifi tregon planet për dasmën dhe ndjesitë si nënë:

Fifi ishte e ftuar në programin ‘Më prit në fundjavë’.

Artistja ndau ndjesitë e saj si nënë dhe gjithçka ajo po jeton tani me lindjen e djalit: ‘Kam jetuar kot deri më 25 Prill. Unë tani jam mami Fifi’.

Ajo tregoi edhe momentin kur mësoi se ishte në ‘pritje të ëmbël’.

“Ishte një shtatzëni rastësore, kisha bërë dy teste shtatzënie dhe i shkoj në dhomë dhe i them: Adis shiko çfarë kam…

Më thoshte ta mbajmë apo jo, mos të prish karrierën… i thashë: Lale unë nuk e ndërpres, do ta mbajmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë vendim.

Kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë të jesh nënë. I bëj thirrje të gjitha nënave të bëjnë lindje natyrale, është emocioni më i bukur. Unë doja ta shihja, ta ndjeja në sekondën e parë dhe s’doja ta humbja”.

Ermali e pyet Fifin nëse janë martuar apo se si ajo e projekton këtë ditë.

“Unë mbeta në Amerikë se kisha koncert. S’më lanë të kthehesha për shkak të shëndetit. Nuk jemi celebruar akoma, dasmën e dua tradicionale me tupana dhe të më marrim me kerr ose kalë”,- tha ajo.

fifi memesia

Lini një Përgjigje