TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Tetor 2025, 15:05

Fedez shkruan me nostalgji për Chiara Ferragnin: Ndjenja për të ishte  e vërtetë

Shkruar nga Pamfleti

Fedez shkruan me nostalgji për Chiara Ferragnin: Ndjenja për të

Fedez ka shkruar një autobiografi “L’acqua è più profonda di come sembra da sopra”, (Uji është më i thellë nga sa ngjan nga sipër) ku ka rrëfyer ngjarjet më intime dhe komplekse të jetës së tij: humbja e virgjërisë me një prostitutë, martesa dhe ndarja me Chiara Ferragni, skandali Pandoro, Angelica Montini, kanceri e rilindja.

“Nuk folëm kurrë vërtet pse mbaroi. Nga këndvështrimi i saj, unë jam i keqi. Dhe s’mundem ta fajësoj plotësisht”, shkruan reperi për arsyet që i dhanë fund gjashtë viteve martesë nga e cila kanë dy fëmijë. Sipas tij, ishte e destinuar të mbaronte, për shkak të ndryshimeve të thella:

“Ne ishim dy universe paralele, shumë të largët për të qëndruar bashkë. Pak nga pak, krisjet u kthyen në hendeqe.”

Fedez thotë se ishte bërë pjesë e një sistemi që nuk e përfaqësonte dhe rrinte me njerëz që nuk përshtateshin me të.

Më pas, i kthehet një kapitulli të jetës me Angelica Montini, gruaja që hyri shkurtimisht në jetën e tij, pak para se të martohej me blogeren e famshme.

“Me Chiara-n doja të ndërtoja, me Angelica-n doja të ëndërroja”, thotë ai duke e bërë të qartë se ishin dy gjëra krejt të ndryshme: “Ndjenja për Chiara ishte e vërtetë, me plane dhe jetën e përditshme. Për Angelica ishte më instiktive, një arratisje, diçka që të mban dhe të bën të humbasësh ekulibrin.”

Kriza e çiftit zgjati për një kohë të gjatë ku “zënkat e shumta” çuan drejt ndarjes, e më pas divorcit në verën e këtij viti. Ata jetonin të ndarë prej kohësh dhe Fedez kishte nisur një lidhje të re me Giulia Honegger, por s’e mohon të shkuarën.

“Me Chiara, kam ndarë frikërat, dobësitë dhe ëndrrat. Ajo ishte njeriu që më njihte më thellë. Gjeja qetësi tek ajo kur gjithçka tjetër po thërrmohej.”

Ai shton se lidhja e tyre i ka lënë një gjurmë të pashlyeshme: “Ne ishim dy pjesëza të papërsosura të një formueseje komplekse, por në njëfarë mënyre, përshtateshim. Ndoshta ishim ajo që publiku donte të shihte, por kishte shumë më shumë përbrenda.”

Edhe pse sot ecën përpara me pjekuri, ai ruan ende respekt dhe afeksion ndaj ish-gruas: “I uroj një të ardhme të ndritur, sidomos për fëmijët tanë. Ata e meritojnë të rriten në një mjedis të qetë dhe me dashuri.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

fedez chiara ferragni

Lini një Përgjigje