TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Prill 2025, 21:40

Çfarë po ndodh mes saj dhe Gjestit pas "Big Brother Vip"? Flet Egli Tako

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh mes saj dhe Gjestit pas "Big Brother Vip"?

Edhe pse ka kaluar një javë nga finalja e madhe “Big Brother Vip”, finalistja Egli Tako ka folur në Post Big Brother.

Të gjithë ish-banorët janë pjesë e spektaklit të sotëm, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.

Pjesë nga emisioni:

Laerti ka komentuar deklaratën për Gjestin dhe ditët e para jashtë shtëpisë.

“E kam thënë që për mua nuk është modeli është i preferuar, por publiku votoi, populli është sovran. Ditët kanë qenë të bukura shumë”, tha ai.

Valbona: Edhe unë jam këtu sonte dhe kam përballë besëprerin e Big Brother, do doja të mos e kisha, por ja ku e kam.

Rozana: Nuk më ka zënë derën Livia. Është te shtëpia ime, unë tek shtëpia e partnerit. Kanë qenë ditë të mira, mendoj se kam parë mjaftueshëm live për t’i dëgjuar gjërat cepa.

Egli: Jam mirë pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të merrem me familjen, pjesa me Gjestin duket shumë mirë deri tani, kemi komunikuar, jemi takuar, gjerat deri tani duken mirë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje