TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Prill 2025, 09:46

"Më ra qielli mbi kokë", rrëfimi i pazakontë i Andreas: Kur mora vesh se ishte vajze, i thashe gruas të ikte! 

Shkruar nga Pamfleti

"Më ra qielli mbi kokë", rrëfimi i pazakontë i

Andrea, një prej banorëve të Ferma VIP, ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjete sociale. Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai tregoi për reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.

“Po punoja në serë kur më lajmëruan… më thanë që ishte vajzë. M’u duk sikur më ra qielli mbi kokë. I thash gruas: ‘Bëj gati valixhen dhe ik te nëna jote’”, rrëfeu ai, duke shtuar se ishte rritur me mentalitetin se djemtë ishin më të dëshiruar.

Por ky qëndrim i tij ndryshoi me kalimin e kohës, sidomos kur u bë baba për herë të dytë.

“Kur më lindi vajza e dytë, mezi e prita. Tani e di çfarë do të thotë të kesh vajzë. Është ndryshe, shumë ndryshe”, tha Andrea.

Rrëfimi i tij ka ndezur diskutime për stereotipet gjinore dhe për ndryshimin që mund të sjellë përvoja personale në perceptimin e prindërimit.

Lini një Përgjigje