
Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari ka publikuar një foto para pasqyrës ku duket me barkun e rrumbullakosur.
Duket se Olta u kthye pas në kohë duke treguar se fotoja ishte bërë një ditë para se djali i saj, Amari të vinte në jetë.
“Si sot 3 vite më parë, 1 ditë para se të lindë Amar”, shkruan aktorja krahas fotos.
Marrëdhënia e Oltës me të birin është shumë e ëmbël, kujtojmë që Amari ishte arsyeja pse Olta la në mes rrugëtimin e saj drejt finales së “Big Brother” ku një numër i madh ndjekësish të programit e konsideronin fituese.
Sakaq Olta nuk harron kurrë të ndajë momente të ëmbla me djalin e saj i cili i ngjan shumë.



Lini një Përgjigje