
Arbana Osmani publikoi një foto në Instagram e veshur me një fund të zi të çarë në njërën këmbë dhe një këmishë oversize lejla.
E mes komenteve të shumta, kishte nga ata që e kritikonin se nuk duhet të vishet në këtë mënyrë se është nënë e 3 fëmijëve.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve”-i shkruan dikush Arbanës e cila nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje.
“Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë e prapë të vishet si t’i dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment.”- i përgjigjet ajo.
Më pas moderatorja ka ndarë edhe një screenshot në Instastory duke shkruar: “Deri ‘sa fëmijë’ mund të veshësh çfarë të do qejfi?”

Lini një Përgjigje