
Diskutimet në rubrikën javore “Trotuar”, ditën e djeshme në “E Diell” kanë qenë tepër të tensionuara. Tema e kësaj jave kishte të bënte me hapësirën televizive dhe nëse e meritojmë atë.
Ndërkohë që në studio janë sjellë mendime të ndryshme nga Edi Manushi, Bledi Mane, Erjola Doçi, Elios Shuli, Krist Dragot, Fjori Likja, Ronaldo Sharka, Shqipe Hysenaj, Belinda Dragot dhe Dea Vieri, në një moment duket se situata është tensionuar më shumë seç duhet mes Ronaldo Sharkës, Fjori Likaj dhe Dea Vieri.
Duket se gjithçka ka nisur teksa Ronaldo i është drejtuar Deas, duke i thënë se ajo nuk tregon se është bërë e njohur nga një program dashurie.
Ronaldo: Nuk thua që je bërë e famshme nga një program dashurie, që nuk ka asgjë të keqe.
Dea: Nuk e mohova, ishte gjëja e dytë që e thashë
Ronaldo: Kjo tregon që ti ke komplekse inferioriteti.
Dea: Çfarë kompleksi kam që unë e thashë vet?! Është tjetër gjë nëse unë do e mohoja.
Ndërkohë këtij debati i është shtuar edhe Fjori, e cila ka thënë:
Vetëm Ronaldo nuk duhet të flasë për asnjë nga ne këtu sepse ti je personi që vuan nga sindroma ‘i famshëm’ për të qenë i famshëm. Nuk ke lënë “reality”, nuk ke lënë program pa hyrë, vetëm për famë. Çfarë bëre në Big Brother ti? Vajte iu lëpive të gjithëve aty.
Lini një Përgjigje