TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Korrik 2024, 11:44

Erjona Rusi largohet nga Top Channel, Sidorela Gjoni rikthehet ‘me shpatë në dorë’

Shkruar nga Pamfleti

Erjona Rusi largohet nga Top Channel, Sidorela Gjoni rikthehet ‘me

Ditën e djeshme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria Live”.

Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona Rusi, e cila ka lajmëruar se nuk do jetë sezonin e ri në krye të këtij programi.

“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, -tha Erjona duke shtuar se sa e vështirë ishte për të ta bënte këtë njoftim.

Lart e poshtë u diskutua se Erjona Rusi do lëvizte për ‘një jetë më të mirë’ tek euronews, por burime për ‘Pamfleti’ bëjnë me dije se moderatorja dhe gazetarja e vjetër e lajmeve nga bota, nuk ka marrë asnjë ofertë për merkaton e re televizive.

Në vend të Rusit, mendohet se do të vijë Sidorela Gjoni. Prezantuesja drejtonte dikur ‘Breaking’ në Top News dhe më pas ndërroi logo, duke vajtur në euronews.

Thuhet se Gjoni është rikthyer në Top ‘me shpatë në dorë’, duke pretenduar jo vetëm moderimin por edhe autorësinë e ‘Shqipëria Live’. /Pamfleti

erjona rusi sidorela gjini top channel

Lini një Përgjigje