
Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!
Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve”.
24-vjeçarja, e cila ka vite që është pjesë e botës së modelingut dhe e diplomuar ne Art Design, mundi konkurencën e dy vajzave të tjera që zunë vendin e dytë dhe të tretë.
Ndërkohe kurorën e Miss Universe Kosova 2023 e fitoi Abesa Rrahmani.
Vajza e cila do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Kosovën në konkursin botëror të Miss Universe World do të jete Endi Demneri.
Duket se Endi Demneri vjen nga një familje Miss-esh, pasi është motra e Irsa Demneri, ish Miss Shqipëria 2007.

(Ne foto: Irsa Demneri, motra e Endit, Miss Shqiperia 2007)
Në vitin 2014 Endi nisi karrierën si modele. Në shtator të vitit që lamë pas, ajo u ftua nga dizajneri i famshmëm Stefano Gabbana, për të qenë pjesë e Dolce&Gabbana dhe në shkurt të këtij viti ishte pjesë e javës së modës në Milano. Ajo pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 20223 në El Salvador.

(Endi Demneri)
Lini një Përgjigje