
Kylie Jenner është kryqëzuar nga ndjekësit teksa ishte brenda kompanisë së saj të prodhimit, ku krahas një fotoje të publikuar shkruan: “Po krijoj magji”.
Ajo është filmuar duke sfiduar protokollet e sigurisë në objektin e saj të prodhimit të kozmetikës.
Gjatë episodit të “The Kardashians”, ajo u shfaq teksa po vizitonte objektin e vendosur në Milano. Në momëntin që ndodhej në laborator, ajo ishte pa doreza dhe flokët e saj të gjata ishin të lëshuara ndërsa përzihej me dorë një korrektor Kylie Cosmetics.
Në një moment ajo madje vendosi një gotë deri te buzët e saj dhe tha: “Dua ta pi”.
Në një pjesë tjetër, Jenner lyen me një produkt duart e saj pa doreza përpara se ta vendoste mjetin e kontaminuar përsëri në gotë, raporton “Pagesix”.

25-vjeçarja është kritikuar edhe më parë pasi ajo postoi foto në Instagram në objektin e prodhimit.
“Në laborator duke krijuar magji të re për ju djema më mirë se kurrë”, shkroi Jenner në Instagram në gusht 2022 krahas fotove të saj në objekt.
Disa ndjekës shprehën shqetësimin se flokët e gjatë dhe të zinj të Jenner do të përfundonin në produktet e tyre. Jenner asokohe tha se: “Kjo foto nuk është bërë në një fabrikë prodhuese. Unë kurrë nuk do t’i anashkaloja protokollet sanitare dhe as ndonjë pronar tjetër i famshëm ose markë bukurie.”
Lini një Përgjigje