
Ditën e djeshme, fituesi i Big Brother VIP2, Luiz Ejlli postoi në "InstaStory" një foto ku shfaqej së bashku me aktoren Olta Gixhari dhe krahas saj shkruante thjesht "Filloi...".
Dy ish-banorët e "BBV 2" shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti dhe ata do të jenë dy personazhet protagonistë.
Ndërsa ditën e sotme, janë zbuluar detaje të reja.
Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin "Wake Up" një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është "Top Channel Films".
Filmi do të titullohet "Në kuadër të dashurisë", ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip". Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit "komedi-romancë".
"Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t'u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar.", thuhet në përshkrimin e filmit.
Blendi Salaj tha se personazhet e tjerë në film mund të jenë dhe ish banorët e Big Brother Vip, por edhe aktorë të tjerë.

Lini një Përgjigje