TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Maj 2023, 21:33

"Filloi..."/ Do të jenë burrë e grua, Luizi dhe Olta shfaqen krah njëri-tjetrit me fleta skenari në duar

Shkruar nga Pamfleti

"Filloi..."/ Do të jenë burrë e grua, Luizi dhe Olta

Fituesi i Big Brother VIP 2, këngëtari Luiz Ejlli vijon të mbetet ende një nga personat me më shumë shikueshmëri në rrjetet sociale e padyshim më i dashuri nga publiku.

Në vazhdën e projekteve muzikore dhe koncerteve brenda dhe jashtë Shqipërisë, Luizi së bashku me disa prej banorëve të “BBV”, është përfolur se do të kenë një projekt tjetër gjigand.

Bëhet fjalë për një film.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Luizi ka postuar një foto me aktoren Olta Gixhari.

Të dy shihen me fleta skenari në duar, ndërkohë që këngëtari ka shkruar thjesht: Filloi...!

Më herët është zbuluar se në film Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, dashuri dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja kryesore e BBV.

"Filloi..."/ Do të jenë burrë e grua, Luizi dhe Olta

luizi olta film

Lini një Përgjigje