
Maksi Lopez kthehet përsëri mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardi. Ish-sulmuesi argjentinas, duket se po bën të pamundurën për të vërtetuar se si Ikardi ishte një person i pabesë dhe ashtu siç i kishte vjedhur atij gruan, po e tradhtonte këtë të fundit me gra të tjera.
Mediat argjentinase kanë raportuar se Ikardi ka kaluar një natë me modelen 23-vjeçare Kande Leçe. Lojtari përgënjeshtroi gjithçka, por Uanda Nara iu kthye mesazheve në rrjetet sociale, duke deklaruar se ishte ndarë përsëri nga lojtari, i cili sapo u shpall kampion me Gallatasarajin.
Kjo ka shtyrë Maksi Lopez të kthehet në sulm dhe e ka bërë këtë duke i dërguar mesazhe pikërisht modeles, e cila ka zbuluar në televizionet argjentinase detaje të natës në hotel me Ikardin. “Duhet t’ia çjerrësh maskën këtij personazhi dhe që të njihet ashtu siç është në të vërtetë”, shkruante ndër të tjera Maksi Lopez.
Lini një Përgjigje