
Ronaldo Sharka duket se ka dashur të ‘ngacmojë’ Gerta Gixharin, duke i thënë se përflitet për një projekt të mundshëm televiziv, i cili do të drejtohej nga ajo dhe Rozana Radi (‘armikja’ e Gertës në Big Brother).
Përveç habisë, Gerta u shpreh se nuk e ndjen të nevojshme një bashkë-prezantuese, pasi është e vetmjaftueshme.
“Me thënë të drejtën, unë asnjëherë nuk kam bërë një emision me bashkëprezantues. Kam qenë gjithmonë vetëm. Tani po e dëgjoj këtë.”
Mesa duket, ideja për një dyshe Gerta–Rozana mbetet për momentin vetëm një spekulim, ndërsa vetë Gerta nuk konfirmon ndonjë projekt konkret në këtë drejtim.
Lini një Përgjigje