
Gazetarja Enki Braçaj ishte e ftuara e radhës në “Live From Tirana”, ku ka folur më shumë për lajmet e fundit që kanë bërë bujë në ‘botën e showbiz-it’. Ajo është ndalur edhe te kënga e re e ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ku është treguar shumë e sinqertë në opinionin e saj, pa u përpjekur fare të ‘ruajë raportet’.
“Tani ajo po tregohet e zgjuar, që më në fund me këtë histori, ajo po fiton, se boll humbi. Ajo është depresive, sepse që është një mesazh i qartë për Gjestin, këtë e dimë të gjithë. Dhe sot e kësaj dite, ajo vazhdon dhe i thotë: “Unë nuk të fal” – nëse e dëgjojmë tekstin – dhe pastaj thotë “se zemra më sjell te ti”. Kjo nuk ndodh në realitet. Nëse unë të urrej, të urrej”, tha gazetarja.
E pyetur ‘nuk mendon se je nxituar pak me termin “depresive”?’, Enki u përgjigj:
“Jo, absolutisht. Jemi bërë tani me këtë ‘bullizmin’, ‘depresionin’, kemi frikë të themi mendimin tonë, në këtë kohë që gjithë njerëzit kanë probleme mendore. Depresive, është një person që shikon vetëm zi dhe unë mendoj se shikon vetëm zi. Sepse është një vajzë që mori gjithë atë famë nga BBV, atë famë po e përdor për para, bravo në fund të ditës. Por mund ta përdorte shumë më mirë dhe mund ta përdorte larg hijes së Gjestit. Nuk mendoj se ajo duhet të vazhdojë karrierën e saj muzikore, të flasë vetëm për ish-at në këtë jetë. Mua nuk më pëlqeu, m’u duk depresive”.
Lini një Përgjigje