TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Maj 2025, 12:51

Përfundoi në spital pasi kreu marrëdhënie me 583 burra, modelja australiane: Mjekët po më neglizhojnë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundoi në spital pasi kreu marrëdhënie me 583 burra,

Modelja australiane e “OnlyFans”, Annie Knight, ka bërë së fundmi një reagim të ashpër në rrjetet sociale për sistemin shëndetësor. 27-vjeçarja ka denoncuar shpërfilljen e vazhdueshme nga ana e mjekëve lidhur me shqetësimet e saj serioze shëndetësore.

Annie, e njohur gjerësisht si ‘gruaja seksualisht më aktive e Australisë, u shtrua në spital pas një sfide virale ku ajo pretendon se ka kryer marrëdhënie intime me 583 burra brenda një dite.

Knigh ka bërë një postim në rrjetet e saj sociale, ku zbulon se prej 5 muajsh po përjeton gjakderdhje të vazhdueshme dhe dhimbje të forta. Sipas modeles, specialistët vazhdojnë të minimizojnë gjendjen e saj.

“Një nga gjërat që më ka tronditur më shumë gjatë gjithë kësaj periudhe është sa shpejt mjekët e shpërfillin shëndetin e grave. Jam lodhur duke qarë, duke kërkuar ndihmë dhe duke mos u dëgjuar”, tha e reja.

Në postimin e saj, 27-vjeçarja thekson se simptomat e saj kishin nisur shumë kohë përpara se të vendosej DIU-ja (spiralja), një pajisje kontraceptive, e cila nuk i ka lehtësuar dhimbjet.

Përfundoi në spital pasi kreu marrëdhënie me 583 burra, Përfundoi në spital pasi kreu marrëdhënie me 583 burra,

annie knight marredhenie seksuale 583 burra

Lini një Përgjigje