TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Maj 2025, 10:57

P.Diddy e përmend në gjyq, 50 Cent ‘ironizon’ me anë të Inteligjencës Artificiale

Shkruar nga Pamfleti

P.Diddy e përmend në gjyq, 50 Cent ‘ironizon’ me anë

Përballja ligjore e Sean “Diddy” Combs po nxjerr çdo ditë detaje më të errëta nga kulisat e jetës së tij – dhe këtë herë, në skenë u përfshi edhe 50 Cent.

Në sallën e gjyqit, ish-asistentja e Diddy-t, Capricorn Clark, dëshmoi për një moment të tensionuar ku artisti përmendi armët me një ton serioz, duke përmendur edhe emrin e 50 Cent. Sipas saj, kur ishin në të njëjtin ashensor pas një eventi të MTV-së, Diddy ishte shprehur:

 “Nuk më pëlqejnë të shtënat. Nuk e bëj këtë. Më pëlqejnë armët.”

Koment që erdhi pas deklarimit të tij se kishte një “problem” me reperin e njohur.

Reagimi i 50 Cent? Tipik i tij.

Në vend të zemërimit, ai zgjodhi humorin. Në dy postime në Instagram, ai e shfrytëzoi situatën për ta kthyer në skenë komedie. Në njërin, ai publikoi një imazh të gjeneruar nga AI ku shfaqej serioz, i veshur me kostum, me mbishkrimin:

“Prit, prit një minutë – PUFFY ka një armë?! Nuk mund ta besoj. Nuk ndihem i sigurt.”

Në tjetrin, 50 Cent shfaqej “i tmerruar” me tekstin ironik: “Duhet të rri i qetë.”

p.diddy 50 cent

Lini një Përgjigje