TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Maj 2025, 10:45

Xheneta ‘xheloze’ për Kaderin pasi shtoi Gjestin në Instagram, ish-banorja e BBVK: Veç shok jemi

Shkruar nga Pamfleti

Xheneta ‘xheloze’ për Kaderin pasi shtoi Gjestin në

Para pak ditësh ajo çfarë tërhoqi vëmendje në rrjet ishte lëvizja e papritur e Gjestit ndaj një ish-banoreje të “BBVK”.

Artisti u vu re duke shtuar në listën e miqësisë së tij në rrjet, bukuroshen Kader Kicaj.

Mirëpo ky veprim nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga ishi i tij, Xheneta Fetahu.

Teksa mban një marrëdhënie të mirë me Kaderin, Xheneta së fundmi ka tërhequr vëmendje me komentin që bëri në profilin e ish-banores.

“Pse kaq seksi? Unë jam xheloze” komentoi Xheneta në foton e kësaj të fundit.

Mirëpo komenti që Kaderi i ktheu asaj ka nxitur spekulime në rrjet se Xheneta e bëri këtë lëvizje sa për të marrë vëmendjen e Gjestit.

“Hahahahhahaha. Veç shok jemi” ia ktheu Kaderi.

Pas këtyre lëvizjeve mes vajzave në rrjet janë ngritur pikëpyetje të shumta se Xheneta po mundohet të rikthehet në krahët e Gjestit.

Sakaq nga ana tjetër për këtë të fundit dhe Egli Takon u përfol për një ndarje.

Por asgjë nuk mbetet e sigurtë pasi nga personat në fjalë nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me ndarje apo ribashkime.

A do të rikthehen së bashku Xheneta dhe Gjesti? Kjo mbetet për t’u parë me kohën.

Xheneta ‘xheloze’ për Kaderin pasi shtoi Gjestin në

xheneta gjesti kader

Lini një Përgjigje