TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Maj 2023, 10:21

E shpallin të vdekur në rrjetet sociale, Ronaldo Sharka: Të sëmurë mendorë

Shkruar nga Pamfleti

E shpallin të vdekur në rrjetet sociale, Ronaldo Sharka: Të

Ndodh shpesh që në rrjetet sociale të gjeni informacione të gabuara, të pa sakta dhe të rreme. Kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku në rrjetin social “TikTok” ka bërë xhiro një foto e Ronaldo Sharkës, në të cilën shkruhej:

“Vllai jonë qosh i xhenetit”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku për personin/at që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez muti”.

ronaldo sharka vdekja

Lini një Përgjigje