TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Nëntor 2023, 10:39

E pyesin për Elvana Gjatën, Soni Malaj nuk ia harron që i mori Florin

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin për Elvana Gjatën, Soni Malaj nuk ia harron që i mori

Këngëtarja Soni Malaj e ftuar në “Mos i bjer me top”, thumboi hapur në lidhje me koncertet që disa këngëtarë kanë mbajtur në kryeqytet, koncerte ku ajo nuk ka qenë e ftuar.

Ronaldo: Si ndihesh që Elvana, Noizy, etj. kanë bërë koncerte të mëdha në Tiranë…?

Soni: Ndoshta nuk je informuar, por unë kam mbajtur në Sheshin Skënderbej.

Ronaldo: Nuk është se nuk më kanë informuar, po përse nuk ka qenë Soni aty, se kemi parë edhe këngëtarë që nuk kanë pasur bashkëpunime me këngëtarët direkt.

Soni: Unë kam bërë koncerte live të miat, pa ftuar asnjë. Kam preferuar që Sheshin Skënderbej ta mbush vetëm. Kam kënduar për një orë e gjysmë live dhe kam performuar me balerina 100% LIVE.

Ndërkohë në lojën me fotot e personazheve të njohur publik, teksa u përmend Elvana Gjata, reagimi i Sonit ishte shumë injorues, dhe nuk donte të jepte asnjë koment.

Soni: Këngëtare.. a po më jep foto tjetër?

Ronaldo: Kaq?

Soni: Po këngëtare ça bën rrep… aktore.

Ronaldo: Po këngëtare e dimë që është, na jep një koment.

Soni: Ky është komenti im, këngëtare dhe aktore.

Ronaldo: Këngëtare shumë e mirë apo këngëtare?

Soni: Unë jam person që i bëj kritika dhe vetes sime, imagjino të tjerëve pastaj…

Nuk besojmë se ka njeri që nuk e di se historia e dashurisë mes Sonit dhe Flor Mumajesit përfundoi pikërisht prej Elvana Gjatës, ndaj nuk presim që dy këngëtaret të kenë simpati për njëra-tjetrën.

soni mal elvana gjata flor mumajesi

Lini një Përgjigje