
Ju kujtohet këngëtarja Luar? Ajo ishte dje e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku ka zbuluar detaje që nuk i dinim më parë.
Gjatë kësaj interviste, artistja ka treguar se kur ishte e vogël, e ëma e thërriste “fëmija pse”, sepse ishte më shumë kurioze seç duhej.
“Ndoshta tregonte edhe pak shenjë inteligjence, por unë kam qenë e tillë që edhe pasi më ishin përgjigjur në pyetjen ‘pse’, kisha edhe një ‘pse’ për ‘pse’-në. Ndaj më ngeli “fëmija pse”. Kam qenë e urtë që bëja detyrat dhe gjërat e tjera, por flisja shumë”, tha ajo.
Gjatë intervistës, Luar u shpreh se ende nuk e di se çfarë e bëri që të linte Shqipërinë për Gjermaninë. E pyetur për profesionin që ushtron në Berlin, Luar zbuloi se punon agjente në sektorin financiar.
Erjona: Pse ky vendimi për të ikur në Gjermani? Ndikoi diçka, ndodhi diçka në jetën tënde që vendose të ikje?
Luar: Pyetja një milion-dollarëshe. Në fakt edhe sot e kësaj dite ende nuk e di se çfarë më ‘goditi’ që vendosa të ikja. E vërteta është që kur pyes veten në retrospektivë, as vetë nuk e di pse vendosa të ikja.
Erjona: Në Berlin ku ti punon si “agjente sekrete”.
Luar: Ehh, nuk më lejohet të them ku, si dhe çfarë. Më vjen shumë keq, por punoj në sektorin financiar. Tek antikrimi financiar. Është një gjë shumë e bukur që më pëlqen shumë dhe kaq. Nuk tregoj dot më shumë.
Erjona: Kemi parë shumë bashkëpunime vitet e fundit, dhe ti sikur po rikthehesh. Po mendon për një rikthim përgjithmonë në Shqipëri?
Luar: Unë mendoj që nuk do të isha tërësisht e lumtur të them të drejtën sepse të gjithë jetën e kam ndërtuar piano – mësime, Gjermani – Shqipëri. Edhe pse më lodh pak, nuk e di pse mendoj se nuk do të jem 100% e lumtur nëse kaloj ose këtej ose andej.

Lini një Përgjigje