
Cozman së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.
Burimet pranë tij kanë zbuluar se reperi dhe e dashura e tij, të cilën nuk e poston në rrjete sociale, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë bashkë.
Ndonëse në rrjet pati shpesh aludime se artisti është rikthyer me Tunën pas këngës së tyre bashkë “I huj”, ai në fakt është i lumtur pranë të dashurës së tij.
Nga ana tjetër, reperi së fundmi është aktiv në koncerte në mbarë Kosovën dhe së shpejti pritet të dalë edhe një këngë e re.

Lini një Përgjigje