
Futbollisti i njohur Nejmar dhe partnerja e tij Bruna Biankardi do të bëhen prindër. Ylli brazilian futbollit dhe modelja e kanë bërë të ditur lajmin nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram ku shihet barku i rrumbullakosur i bukuroshes.
Kjo është hera e dytë që Nejmar do të bëhet baba, pas djalit të tij 11-vjeçar, Davi Luça.
Çifti po feston tashmë rikthimin e romancës së tyre dhe kësaj here me një "dhuratë" shumë speciale për njëri-tjetrin.
Biankardi dhe Nejmar filluan të takoheshin në vitin 2021, duke e zyrtarizuar statusin e marrëdhënies së tyre në janar të vitit 2022. Më vonë, në gusht 2022, ata u ndanë menjëherë pasi njoftuan fejesën e tyre.
Në atë kohë, modelja konfirmoi ndarjen, ndërsa hodhi poshtë thashethemet për tradhtinë: “Unë kam qenë gjithmonë vetvetja dhe ju e dini këtë, por ngaqë vazhdoni të pyesni, do të doja ta bëja të qartë se nuk jam në një lidhje dhe nuk kishte asnjë tradhti. Unë kujdesem shumë për të (Nejmar) dhe familjen e tij! Ju lutemi mos e përmendni më emrin tim. Faleminderit shumë!”
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje