TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Nëntor 2024, 13:39

“E dinte me kë kishte të bënte”, Arian Çani rrëfen si reagonte bashkëshortja kur gazetari ngacmonte vajzat në emision

Shkruar nga Pamfleti

“E dinte me kë kishte të bënte”, Arian Çani

Emisioni “Zonë e Lirë”, në kohën e tij ishte pa censurime dhe korniza, ashtu si dhe vetë programi e kishte emrin. E teksa shihnim lirinë e Çanit në studio, një pyetje na qarkullonte të gjithëve në mendje, dhe këtë mos e mohoni:

“Çfarë mendimi ka bashkëshortja e tij”.

E po kësaj pyetje i është dhënë përgjigja nga vetë gazetari, në intervistën e tij me Arbana Osmanin. I pyetur nga kjo e fundit se çfarë perceptimi ka pasur bashkëshortja kur ai bënte këto ngacmime, Çani dha një përgjigje që nuk e prisnim.

Arbana Osmani: Çfarë perceptimi kishte bashkëshortja jote, gruaja jote kur ti kishte këto ngacmime?

Arjan Çani: Kënaqej shumë! Pufi kënaqet shumë me këto gjëra, sepse Pufi mua kështu më ka njohur. Më ka njohur kur punoja në radio. Më kupton? Te ‘klani i natës’, në vitin 1997. Kështu Pufi e dinte me kë kishte të bënte.

arian cani bashkeshortja

Lini një Përgjigje