
Këngëtarja e njohur me famë botërore Dua Lipa, ka uruar Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë.
Përmes një postimi në Instastory, ylli i popit ka ndarë një foto ku shkruhet “Një komb, një flamur, urime festa”.

“Urime festa e pavarësisë”, shkruan Dua Lipa, teksa ka ndarë foto me flamurin shqiptar mbi supe.

Kujtojmë se Dua është shumë e lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë.
Ajo, së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa, organizon çdo vit festivalin “Sunny Hill”, fitimet e të cilit shkojnë për bamirësi te njerëzit në nevojë.
Gjithashtu, Dua vjen dhe me pushime në Shqipëri gjatë sezonit veror, duke prezantuar para miliona ndjekësve plazhet e detit Jon”.
Lini një Përgjigje