TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Nëntor 2023, 10:23

Alarm për bombë në lokalin ku do performonte, Ylli Limani anulon koncertin

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në lokalin ku do performonte, Ylli Limani anulon

Ylli Limani nuk ka mundur të japë koncertin e tij mbrëmjen e kaluar dhe shkak për këtë është bërë një alarm për bombë.

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka shpjeguar arsyen e fortë se pse nuk do të performonte në klubin e natës që kishte planifikuar.

Artisti ka shpjeguar se për shkak të një alarmi të rremë për eksploziv, klubi është detyruar të nxjerrë jashtë të gjithë të pranishmit në koncert dhe si pasojë i është dashur që koncerti të anulohet.

“Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi patur për të festuar bashkë”, nis postimin e tij Limani.

Më pas ai shton: “Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anuluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera”.

Ai madje ka publikuar një video, e cila tregon pamjet disa minuta para se njerëzit të dalin të gjithë nga klubi i natës.

Para se të ndodhte kjo ngjarje aspak e këndshme për këngëtarin, ai ka qenë nën shoqërinë e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në darkën që presidentja e Kosovës kishte organizuar me artisten dhe familjen e saj.

Ai madje ka publikuar një fotografi në profilin e tij të Instagramit, ku shihet të ketë pozuar së bashku me Rita Ora-n.

ylli limani alarm

Lini një Përgjigje