TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Nëntor 2023, 10:17

A duhet të qëndrojë më në shtëpi Gania? Gjuha ofenduese e banorit në qendër të vëmendjes në BBVK

Shkruar nga Pamfleti

A duhet të qëndrojë më në shtëpi Gania? Gjuha

Në spektaklin e natës së mbrëmshme në BBVK2 u diskutuan gjerësisht gjestet e Gani Gërmisë kundrejt Lumbardh Salihut.

Gazetari e humoristi tha se ndihet keq për veprimet e tij dhe se nuk krenohet me këtë.

Pas gjithë diskutimit, atij iu kumtua se në këtë reality shou ka edhe rregulla.

“Gani, rrugëtimi i juaj i deritanishëm në Big Brother VIP Kosova është përshkruar shpesh me sjellje të papërshtashme.

Janë evidente fjalori ofendues, gjuha dhe veprimet e dënueshme ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht në debatin e fundit me Lumin. Pasi fatmirësisht cënimi fizik ka munguar deri tani, unë fatin tënd në lojë për shkak të sjelljeve tuaja, kam vendosur t’ia lë në dorë publikut.

Për këtë arsye sonte do të hap një televotim me pyetjen ‘A duhet Ganiu të qëndrojë në shtëpi?’”.

gani germia gjuha ofenduese

Lini një Përgjigje