
Azem Gagica ka bërë një rrëfim tronditës në spektaklin e natës së djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2.
Ai ka treguar se si familja e tij dhe ai kanë përjetuar dhunë fizike nga babai.
Mes lotësh, konkurrenti ka rrëfyer se që kur ishte fëmijë gjashtë vjeç babai i tij ka ushtruar dhunë fizike në të dhe në të ëmën.
“Babai dhe xhaxhallarët e mi kanë dhënë shumë për Kosovën, edhe ku me u shfry? Shfryhu në familje, te gruaja jote e fëmijët e tu. I kam thënë: baba pse nuk po më qaf një herë në jetë, a nuk më do a? Ka ardhur babai prej punës edhe është zënë diçka me mamin, edhe ia ka kap dorën e ka qit në tokë, unë i kam hip në shpinë i kam thënë lëshoje, sepse kam menduar që për shkak meje e ka rrok mamin, jam fajtor unë”, u shpreh ai.
“Kam pasur rastin që kemi shkuar në shkollë, apo diku, unë nuk kam guxuar të shkoj, jam frikësuar që t’i flas dajës e tezes. Prapë se prapë, ky është babai im, më ka rritur, më ka ofruar mundësitë edhe duhesh me dhënë dashuri gjithmonë, 21 vjet i kam thënë: boll më nuk shkon kështu! Prej asaj dite ka nisur që të përmirësohet gjendja. Babai e ka zemrën shumë të mirë, po ajo pjesë ka qenë, unë jam mësuar që të mos dorëzohem, edhe kurrë nuk e lë me ma marrë gëzimin dikush”, shtoi mes tjerash Azemi.
Ai tha se në një moment ka tentuar edhe të bëjë vetëvrasje, pas gjithë kësaj që ka ndodhur.
Kjo histori e Gagicës emocionoi edhe të gjithë banorët e tjerë.
Lini një Përgjigje