TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Maj 2023, 12:32

Dua Lipa shfaqet me të dashurin e ri, ish-partneri: Po mundohem të mos e gjej dhe ta vras

Shkruar nga Pamfleti

Dua Lipa shfaqet me të dashurin e ri, ish-partneri: Po mundohem të mos

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Romain Gavras u shfaqën së fundmi në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë. Këngëtarja 27-vjeçare me origjinë shqiptare konfirmoi në mars se ishte në lidhje me regjisorin 41-vjeçar Romain Gavras. Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien shumë private.

Këngëtarja e njohur arriti të ishte në qendër të vëmendjes dhe të shkëlqente me paraqitjen e saj me partnerin e ri. Shumë e pëlqyen dhe shumë të tjerë jo, ndër ta edhe ish-partneri i artistes, Anwar Hadid. Ai ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram me një foto në InstaStory ku ka shkruar:

‘Po mundohem të mos e gjej atë dhe ta vras’. Megjithatë, fatmirësisht, postimi shoqërohet me simbole që tregojnë fytyrë të qeshur.

Ndjekësit dyshojnë se reagimi Anwar mund të jetë në lidhje me raportin e ri që Dua ka me Romain Gavras. Kujtojmë gjithashtu se Dua dhe Anwar, vëllai i motrave Hadid, patën një lidhje 2-vjeçare dhe ndarja erdhi papritur. Shkak i ndarjes thuhet se u bë distanca mes tyre, pasi këngëtarja prej disa kohësh qëndroi në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York. Në atë kohë Dua në një intervistë u shpreh:

Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz do thonë: “Ua Dua shkoi në darkë e vetme”. Por nuk më intereson, këtë e bëj çdo herë. Mendoj se është gjë e mirë edhe për ju ta bëni. Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur.

Dua Lipa shfaqet me të dashurin e ri, ish-partneri: Po mundohem të mos

dua lipa ish-partneri

Lini një Përgjigje