
Grida Duma, tanimë si prezantuese dhe jo si politikane, ishte ftuar në “Më lër të flas”, ku foli për shumë çka dhe ndër të tjera edhe për vetminë. Duma nuk la pa përmendur edhe historinë e trekëndëshit të dashurisë mes Borës, Donaldit dhe Beatrixës.
Grida tha se vetmia u bën shumë mirë çifteve dhe sipas saj: “Çiftet që zgjasin më shumë, janë çiftet që herë pas here shkëputen. Jo ndahen, ndarja është gjë tjetër, por nuk bëjnë të njëjtën punë”, duke shtuar se çiftet që janë në të njëjtin biznes vuajnë.
Romeo ia ktheu me shaka se sapo ndau Borën dhe Donaldin dhe Grida tha:
“Shiko, nuk ka diskutim që ai e ka këtë avantazh se ajo (Bora) përballon, toleron, mbështet, këtë e di gjithë Shqipëria, sepse ia keni treguar me kamerat e Top Channel te “BBVA 1”, s’kam ç’them”, u shpreh Grida, duke përmendur kështu lidhjen e Donaldit me Trixën brenda “BBVA 1” dhe rikthimin me Borën pas daljes nga shtëpia dhe ndarjes me këngëtaren.
Donaldi e zbuti paksa situatën, duke thënë: “Urime njerëz të çeliktë!” dhe Romeo, me batutë, duke i thënë Gridës: “Sapo i ndave prapë”.
Lini një Përgjigje